Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është lidhur drejtpërdrejt për të folur rreth asaj se iu përmend emri në aktakuzën e lëshuar për media nga Gjykata Speciale.
Limaj është shprehur i bindur se nuk është i akuzuar.
Unë në Hagë kur jam akuzuar, janë lexuar 50-60 emra të ndryshëm të pjesëtarëve të ndryshëm të UÇK’së”, ka thënë Limaj në Pressing.
Tutje, ai tregoi se ishte duke rrugëtuar kur iu kumtua lajmi se është akuzuar nga Specialja, e që doli të jetë keqinformuar.
“Isha në rrugë, më thirrën në telefon e më thanë se ke aktakuzë nga Specialja”, ka thënë Limaj.