Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, raporton Front Online.
Ai ka thënë se nuk ka personalitet në kombin shqiptar që është personifikim i lirisë si Jakup Krasniqi.
Limaj ka deklaruar se aksioni i sotëm në shtëpinë e Krasniqit ka qenë i panevojshëm.
“Në gjithmonë kemi qenë të pakompromis në shërbim të drejtësisë. Kemi qenë respektues të gjitha kërkesave që drejtësia ka pasur. Ajo që ne kemi parë ka qenë e panevojshme dhe besojmë që angazhimi i shumë forcave policore ka qenë në disproporcion me nevojën. Ne besojmë që një bastisje e tillë ka mund të bëhej krejt ndryshime, pa pasur nevojë të zgjohen në 6 të mëngjesit, e ta traumatizojë familjen e tij”, ka thënë ai./Front Online/