Pas vendimit të Feronikelit ’74 për t’u larguar nga garat e organizuara nga FFK-ja, kanë nisur edhe reagimet e klubeve elitare.
“Sefte” ia bëri kampioni në fuqi, Ballkani, i cili shprehi shqetësimin për vendimin e Feronikelit ’74, por bëri me dije që e kupton, shkaku i gabimeve në referim.
Për këtë problem, Ballkani madje kërkoi nga FFK-ja që të ndërmarrë masa, para se e njëjta t’i “ndodhë edhe Ballkanit”.
Por jo vetëm kampioni, një reagim në “Facebook” e bëri edhe nënkampioni i Kosovës, Llapi.
Edhe Llapi pak a shumë pati reagim të njëjtë, duke u shprehur i shqetësuar për vendimin e klubit nga Drenasi.
Këtë reagim, Llapi e shfrytëzoi edhe për të treguar një “padrejtësi” që iu bë në një ndeshje pak më herët këtë sezon.
Nga Llapi kërkojnë që gjërat në referim të rregullohen dhe kampioni të jetë i “drejtë dhe korrekt”./GazetaExpres/