Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, i cili ka kërkuar që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe, shkruan GazetaBlic.Në një postim në Facebook, Balje thotë se kjo nuk mund të vije në shprehje, derisa ka shtuar se cenimi i Kushtetetueses, sipas saj, është akt i papranueshëm.“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese !Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.
Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!
Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues.Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siq është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësin e barabart që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqipëtar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!Larg duart nga improvizimet siq është ” Republika Sërpska”!Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar ?Kur do të arrihet konsenzusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Sërbin?