×
  • Vip
  • Vip

    Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Pas publikimit të bisedave të incizuara nga Xheneta Fetahu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë për këtë çështje përmes një videoje të postuar në InstaStory.

    Në deklaratën e tij, Driloni ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3. Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë së famshme dhe se bisedat nuk ishin serioze.

    Në videon e tij, Driloni shprehet: “Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.
    Ai shtoi se Xheneta e kishte kuptuar që ishte një lojë dhe madje e kishte përmendur një premtim që Driloni kishte dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

    “E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.

    “Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.

    https://www.instagram.com/stories/drilonrama_/3592013963685454180/

    Nga Rubrika
    Vip20 Mars 2025
    Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në një izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike. Ai pas...
    Vip20 Mars 2025
    Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, tashmë kanë...
    Vip19 Mars 2025
    Pak muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova 3, një skandal i ri ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik....
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Kandidatët për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë takuar me njëri-tjetrin. Me rezultatet përfundimtare në tryezë, ata duket se po e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...
    Lajme20 Mars 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot në selinë e këtij misioni, Sami-Antti Takamaa, zëvendësshef i Shtabit të Operacioneve Ushtarake të...
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë informuar familjet e 12 personave të zhdukur lidhur me...
    Lajme20 Mars 2025
    Shkrimtari Rexhep Qosja ka shkuar në Skenderaj sot për ngushëllime te familja Thaçi, pasi sot është dita e dytë e të pamës...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se radari mobil ka identifikuar një shofer që tejkaloi rrezikshëm në vijë të plotë në fshatin Piranë të Prizrenit....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.