Bulliqi i quan shpifje dhe të pavërteti lajmin se ka sulmuar një zyratë komunal, raporton Fromt Online.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas raportimeve se ka sulmuar një zyrëtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare.
Ai ka thënë se këto raportime janë të pavërteta dhe shpifje që kanë për qëllim dëmtimin reputacionit të tij si kryetar i Podujevës dhe dëmtimit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
I pari i Podujevës shtoi se brenda Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare ka pasur mjekë e infermierë që mund ta vërtetojnë se pretendimet e tilla janë inskenime dhe trillime.
“Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”.
Postimi i plotë:
Shpejtim Bulliqi
Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta.
I pyetur për rastin e denoncimit nga qytetari në fjalë nga Front Online, komandanti i Policisë në Podujevë, Isak Ejupi pa dashur të japë më shumë detaje ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë këtë pasi që është rast i ndishëm.
Si rast të paraqitur në polici e ka konfirmuar për Front Online edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga ana e denoncuesit.
“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik.Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”./FrontOnline/