×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reagon BQK-ja: Pretendimet e letrës së dërguar në AKK kanë qëllim dëmtimin e reputacionit

    FrontOnline
    06 Maj 2022

    Në media është raportuar se një letër anonime i është dërguar Agjencisë Kundër Korrupsion në të cilën pretendohet se po bëhen keqpërdorime në Bankën Qendrore të Kosovës.

    Lidhur, me këtë ka reaguar edhe vet institucioni i BQK-së, duke i hedhur poshtë këto pretendime.

    Në reagimin e tyre thuhet se BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies.

    Madje, nga BQK-ja kanë ftuar të gjitha organet e zbatimit të ligjit, të cilat mund të jenë të interesuara të trajtojnë këto çështje të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën.

    Komunikata e plotë:

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dje është njoftuar përmes mediave për një letër anonime të dërguar në adresë të Agjencisë Kundër Korrupsion me pretendime të sajuara lidhur me qeverisjen e BQK-së.

    BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies.

    Çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së.

    Çështjet e ngritura në këtë letër, BQK-ja veçse i ka sqaruar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe në media.

    Sidoqoftë, ne ftojmë të gjitha organet e zbatimit të ligjit, të cilat mund të jenë të interesuara të trajtojnë këto çështje të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën.

    Udhëheqja e BQK-së është e përkushtuar që të mbrojë integritetin e institucionit, duke mos lejuar që palë të caktuara të interesit të avancojnë agjendat e tyre përmes dëmtimit të reputacionit të BQK-së./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme07 Mars 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde,  ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur...
    Lajme07 Mars 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas procesit të rinumërimit të votave...
    Lajme07 Mars 2025
    KFOR ka thënë se gjatë takimit që kanë zhvilluar sot komandanti Major Enrico Barduani dhe kryeministri Albin Kurti, të dy ata kanë...
    Të tjera
    Lajme07 Mars 2025
    Ish i burgosuri politik, ambasadori dhe ish- deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se opozita është e gatshme të...
    Bota/Rajoni07 Mars 2025
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ka lënë porosi që nesër, me...
    Bota/Rajoni07 Mars 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Moska e mbështet legjitimitetin e Qeverisë...
    Lajme07 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka reaguar pas zgjedhjes së saj si deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka shprehur mirënjohjen...
    Lajme07 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti është takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, me rastin e vizitës së planifikuar të Sekretarit të...
    Lajme07 Mars 2025
    Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçiç dhe liderit rus Vladimir...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.