×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Beogradi pas vendimit për paraburgim të kryetarit të Kllokotit

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë ka bërë një reagim pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përcaktim të masës së paraburgimit ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

    Nga e njëjta zyrë kanë pretenduar se përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë nëpër institucione po diskreditohen nga Kosova, duke u, siç aludojnë ata, persekutuar nga shteti. Këto deklarime ata i kanë bërë nëpërmjet një komunikate drejtuar medieve serbe.

    “Është e qartë se institucionet vetëqeverisëse në Prishtinë po shtypin përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe po përpiqen t’i diskreditojnë ata me procese manipulimi. Bëhet fjalë për persekutimin politik të Dejanoviç, vendim ky i cili synon kriminalizimin e përfaqësuesve politikë të serbëve dhe hijezimin e mbështetjes madhështore të Listës Serbe, për të cilën 96.14 përqind e qytetarëve në zonat serbe në Kosovë votuan në zgjedhjet e mëparshme”, thuhet në reagim.

    Kësisoj, ata kanë insistuar në termin “persekutim”, duke kërkuar vëmendjen e faktorit ndërkombëtar.

    “Zyra për Kosovën e qeverisë Serbe u bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të ndalojnë persekutimin politik të përfaqësuesve serbë në Kosovë dhe thekson se asnjë gjykim i organizuar kundër Bozhidar Dejanoviq që synon diskreditimin e tij do të zvogëlojë besimin se Lista Serbe gëzon në mesin e qytetarëve”, thuhet tutje në reagim.

    Gjykata Themelore e Prishtinës të shtunën i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj Dejanoviqit, nën dyshimin për manipulim me vota. Një gjë e tillë u bë me dije nëpërmjet një komunikate të lëshuar për medie nga kjo gjykatë.

    “Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve nga neni 210 të KPK-së”, thuhet në njoftim.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.D në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, duke ndikuar në vullnetin e tyre që të votojnë në mënyrë të caktuar, për një subjekt të caktuar politik dhe për kandidatë të caktuar”, precizohet më tej.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.