Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ashpër për mbledhjet e Qeverive shqiptarë Kosovë-Shqipëri.
Nishani përmes një postimi në Facebook, thotë se deri tash janë mbajë gjashtë mbledhje të përbashkëta kurse nuk ka asnjë produkt të arritur.
Nishani ka kritikuar se pas këtyre mbledhjeve vetëm taksa për Rrugën e kombit është arritur nga Qeveria e Ramës.
Sipas tij, kjo qeveri është rreshtuar në anën e skenarit serb për copëtimin e trojeve të Kosovës.
Ai shton se tradhtarët e kombit janë mbi ujë.
Shkrimi i plotë:
6 (gjashtë) mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve??!!
Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një).
Asgjë ! 0 (zero) me bisht!
Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri!
Natyrisht asgjë për tu çuditur !
Një qeveri shqiptare që rrjeshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve.
Maskat janë çjerrë, tradhëtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura !