Bora Zemani është përmendur shumë që nga hyrja e Donaldit në “Big Brother VIP”.
Ajo është komentuar jashtëzakonisht shumë për raportin me Donaldin.
E pas gjithë lajmeve, komenteve dhe trekëndëshit të formuar ajo ka heshtur.
Kohë më parë ajo kishte reaguar pasi publiku gjykonte Donaldin dhe ajo kishte kërkuar qetësi, pasi të njëjtën gjë e bënte edhe ajo.
Por tashmë kur lajmet për të nuk u ndalën, ajo ka vendosur të thyejë heshtjen për të dytën herë.
Moderatorja shqiptare më në zë, ka kërkuar që të ndalen lajmet e pavërteta, pasi sipas saj është bërë e tepërt të komentohet secilën ditë.
Bora gjithashtu ka folur rreth lajmeve se ajo dhe Donaldi po përgadisin një projekt muzikor bashkë.
Sipas saj kjo nuk është e vërtetë dhe se e gjithë e vërteta është kërkim falja dhe dedikimet përmes këngëve.