Besim Kodra, anëtar i Bordit për luftimin e Covid-19 në Kosovë, e ka cilësuar arbitraritet shtetëror dënimin nga policia, pasi ky i fundit ishte i vetëm e pa maskë në veturë.
Kodra, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se për dënimet arbitrare do vendosë gjykata, shkruan Gazeta Express.
“Ky anëtari i Bordit jam unë!
Më ndalë polici, në periferi të qytetit, vetëm në veturë edhe ma shkruan denimin për Kundërvajtje!
Kundërvajtje është kur dikush e rrezikon një objekt të mbrojtur juridik … ( në këtë rast njeriun). Cilin njeri e kam rrezikuar unë, i vetëm në veturen time private, në periferi të qytetit ?! … plus asaj i tregova që kam qenë i infektuar e i sheruar …
Ky është arbitraritet i shtetit ndaj qytetarëve, asgjë më shumë!
Ju miqt e mi, vazhdoni!?
#mbanimaskë
#mbanidistancë
#RespektoniRregullat ?
Kjo ju siguron të jeni të mbrojtur nga COVID-19. Për dënimet arbitrare vendosë gjykata. ⚖️”, ka deklaruar anëtari i Bordit, teksa e ka shpërndarë raportimin e Gazetës Express për dënimin e një anëtari të Bordit për luftimin e Covid-19 nga policia, pasi ishte vetëm e pa maskë në veturë.
Kundër këtij vendimi të policisë doli kundër mikrobiologu, Lul Raka, i cili ka dhënë detaje lidhur me këtë në emisionin ‘Frontal’ të Televizionit 7.
“Në takimin e pardjeshëm njëri nga anëtarët e grupit është dënu që s’ka pasë maskë në veturë. Nuk ka logjikë, është i padrejtë. Në veturë kur je vetëm nuk ke nevojë që ta bartësh maskën. Nuk ka logjikë” u shpreh Raka.