Aleanca Kosova e Re ka reaguar pas një lajmi se 50 anëtarë të kësaj partie në Vushtrri kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
AKR ka njoftuar se lajmi është i pavërtet.
“FakeNews dhe lajme të pavërteta po shpërndahen gjithandej qe dy ditë, se gjoja 50 antarë të AKR-së në Vushtri kanë kaluar në VV”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu në këtë njoftim thuhet se Nasuf Aliu i cili së fundmi ka kaluar në VV ka një vit që nuk është pjesë e AKR’së.
“E vërteta është se z. Nasuf Aliu ka një vit që nuk është pjesë e AKR-së, kurse gjatë ditë së djeshme u tha se ai dhe 50 persona tjere kanë kaluar në VV, gjë që absolutisht është e pavërtet.
Aleanca Kosova e Re njofton se strukturat e saj në Vushtrri janë të konsoliduara dhe të përgatitura për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se personat se gjoja kanë aderuar nga AKR në VV për herë të parë i kemi parë. Ne i urojmë suksese z. Aliu, por nuk është mirë që për tu dukur më i rëndësishëm të merret ende me AKR nga e cila përveq pozitave ende bukën e siguron nga ky subjekt”, thuhet në këtë njoftim.