×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon AGK: Sulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi i rrezikshëm për lirinë e shprehjes

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.

    Duriqi mbrëmë rreth mesnatës para banesës së tij është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast.

    “AGK-ja do t’i njoftojë të gjithë akterët kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast dhe njëherit iu bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë gazetarë që t’i raportojnë kërcënimet dhe sulmet në drejtim të tyre”, thuhet nga ky institucion.

    Njoftimi i plotë:

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për sulmin fizik në drejtim të gazetarit të gazetës online Insjaderi, Visar Duriqi.

    Duriqi mbrëmë rreth mesnatës para banesës së tij është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur.

    Gazetari për medie ka deklaruar se ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi si pasojë e sulmit fizik i ka dhëmbët dhe hundën e thyer.

    Në lidhje me rastin, për medie është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është liruar nga aty”, thuhet në deklaratën e policisë.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.

    AGK-ja do t’i njoftojë të gjithë akterët kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast dhe njëherit iu bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë gazetarë që t’i raportojnë kërcënimet dhe sulmet në drejtim të tyre.

    Çdo sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores të ish-presidentit Ibrahim Rugova. I...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.