Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun, raporton Front Online.
Në një shkrim në Facebook, Krasniqi i ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur.
“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësishtë me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka thënë ai.