Kanë mbetur pak më shumë se dhjetë minuta deri në përfundim të ndeshjes Ballkani – Llapi.
Suharekasit po fitojnë minimalisht 1:0 me golin e Blend Baftiut në minutën e 33-të të ndeshjes, shkruan FrontOnline.
Në fund të pjesës së parë, ndodhi një përleshje me futbollistëve, ku u dhanë edhe dy kartona të kuq.
Pas pjesës së parë, Llapi reagoi në mënyrë skandaloze duke shkruar: “Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi!”.
Ndryshe, klubi llapjan pretendon se janë sulmuar zyrtarët dhe futbollistët e Llapit./FrontOnline/