Trajneri i Besiktasit, Sergen Yalcin është bërë “hit” i madh në rrjetet sociale, dhe fajtor për këtë është vaksina anti-COVID.
Reagimi qesharak i Yalcinit derisa po merrte vaksinën, është publikuar në “YouTube”, shkruan FrontOnline.
Duket se trajneri i klubit turk ka me të vërtetë frikë nga gjilpërat.
Nga video e mëposhtme vërehet se edhe stafi mjekësor qeshi me të madhe gjatë këtij procesi./FrontOnline/