Gjatë ditës së djeshme ishte kandidat për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili e humbi këtë garë, ndërsa sot ishte i pranishëm në homazhe me ish-kundërkandidatin, e tashme kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Mustafa në një postim në facebook, kërkon unitet, derisa thotë se rruga për rikthimin e LDK-së nuk është e lehtë , por që që do ta gjejnë, shkruan Front Online.
Postimi i plotë:
Të unifikuar, bëmë homazhe tek varri i Presidentit historik të Kosovës dhe lideri i parë i LDK-së. Rrugëtimi ynë, si partia më demokratike në vend, drejt lavdës së dikurshme, nuk ka për të qenë i lehtë. Por, rruga e vështirë, me një ekip të duhur, bindshëm do e kthejë LDK-në në zemrën e secilit, aty ku edhe e ka vendin!