Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri të Kosovës, shkruan FrontOnline.
Grupi në fjalë duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubës është sulmuar me armë zjarri nga serbët në Zubin Potok.
Fatëmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe as viktima nga kjo ngjarje.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), instuticion i cili e ka dënuar ashpër sulmin ndaj bjeshkatarëve.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5475988172473177?__cft__[0]=AZUlj8SDU4b2qIsxcsEVQ0aikU-byZgEmRXPipeaqeEEz22u0XXOsWS73dgoE0IFpEVb280gAgz_AxhQjjJJ3oRkcRVnyWBFXAN17bKTAinYIeUh6-rfvZRJHgequshtFEI0QxjgIXYPiRTxxuV5ZTUJ&__tn__=%2CO%2CP-R
Ky është reagimi i plotë i KOK-ut:
Reagim i KOK-ut për sulmin e bjeshkatarëve në Zubin Potok
Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka marrë lajmin e sotëm për sulmin ndaj bjeshkatarëve kosovarë nga serbët në Zubin Potok.
Dhjetëra bjeshkatarë të klubit Kosovo Mountain Club, gjatë ngjitjes për në majën Shijak i Bubës të Zubin Potokut, u sulmuan me armë zjarri, gjë që fatmirësisht nuk pati viktima.
KOK dënon ashpër sulmin ndaj bjeshkatarëve, i cili cenon lirinë dhe aktivitetin e lirshëm të bjeshkatarëve tanë në territorin e Kosovës, për çka veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.
KOK kërkon nga institucionet kompetente të marrin masat e nevojshme dhe akterët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë./FrontOnline/