Pas postimit që ka bërë kryeministri Edi Rama ditën e sotme në rrjetin e tij social “Instagram” të disa pamjeve nga Tropoja mbuluar me borë shoqëruar me këngën e Filloreta Raçit, ka ardhur më në fund reagimi i këngëtares.
Nëpërmjet një postimi në “Instastory” Fifi ka publikuar videon që ka shpërndarë kryeministri Rama ditën e sotme dhe ka shkruar mbi të që është pa fjalë nga ky veprim.
Ndërkohë që sjellim në vëmendje që kryeministri e ka nisur ditën sot me këtë video dhe ajo që solli reagime të shumta në rrjet ishe këngë shoqëruese, krijimtari e këngëtares Fifi, që si duket i ka pëlqyer dhe kreut të qeverisë.