×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagim i lodhtë i Telekomit, nuk e mohon që dosti i zv/ ministrit Durmishi i merr 190 mijë € qira vjetore

    FrontOnline
    10 Korrik 2023

    Telekomi i Kosovës ka reaguar ndaj hulumtimit të Front Online, ku paraqitej me fakte se si biznesmeni Bujar Shabani, dosti i zv/ministrit Hysen Durmishi, do të arkëtojë rreth 190 mijë euro në vit nga Telekomi i Kosovës – meqë i lëshoi kësaj ndërmarrjeje që menaxhohet nga Qeveria (LVV) – një objekt të tijin me qira, raporton “Front Online”.

    Telekomi nuk e mohoi në reagimin e tij super të gjatë asnjëherë faktin se Bujar Shabani merr 190 mijë € qira vjetore nga Telekomi. Veç u mundua ta arsyetojë përzgjedhjen e tij për kontratë, duke thënë se oferta e tij kishte kosto më të lirë dhe se në epilogun e lidhjes së kontratës nuk kishte ndikime nga jashtë.

    Telekomi i Kosovës merr me qira vjetore rreth 190 mijë € zyrat nga dosti i zv/ ministrit Durmishi

    Bëhet fjalë për një pronë dy katëshe në sheshin “Zahir Pajaziti” u përzgjodh para disa jave si më e mira e mundshme për nevojat e kompanisë së telekomunikacionit, ani se zyrtarët e Telekomit pranuan edhe katër oferta tjera për lokacione, të dhëna këto të konfirmuara zyrtarisht nga vetë ndërmarrja.

    Reagimi i plotë:

    Duke mos paragjykuar arsyet dhe personat e përfshirë në përgatitjen dhe publikimin e këtij artikulli tendencioz dhe qëllimkeq, qysh në titull: https://frontonline.net/telekomi-i-kosoves-merr-me-qira-vjetore-rreth-190-mije-e-zyrat-nga-dosti-i-zv-ministrit-durmishi/ ,  ju lutemi që bazuar në të drejtën tonë ligjore, të publikoni reagimin/demantin tonë në një hapësirë të njëjtë dhe në kohë sa më të shpejtë, me qëllim që lexuesit tuaj të kenë mundësinë të dëgjojnë faktet dhe argumentet tona. Ju lutemi që reagimin ta publikoni të plotë dhe pa ndërhyrje!

    KEQINTERPRETIM I FAKTEVE DHE INSINUATA TË ULTA TË FRONTONLINE NDAJ TELEKOMIT TË KOSOVËS

    Reagim i Telekomit të Kosovës lidhur me artikullin: Telekomi i Kosovës merr me qira vjetore rreth 190 mijë € zyrat nga dosti i zv/ ministrit Durmishi

    https://frontonline.net/telekomi-i-kosoves-merr-me-qira-vjetore-rreth-190-mije-e-zyrat-nga-dosti-i-zv-ministrit-durmishi/

    Ndjehemi të zhgënjyer me faktin se ju, nuk e keni shfrytëzuar rastin të bëni një gazetari të mirëfilltë hulumtuese,  sepse në bazë të rezultateve, me siguri do të lavdëronit Telekomin e Kosovës Sh.A për kursimin e parasë publike, për kalimin në kushte më të mira pune, dhe në ambiente më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve, por ju nuk e keni bërë këtë.

    Shkrimin e juaj tendencioz dhe të paargumentuar, edhe ne do të mund ta shpallnim si të porositur nga dosta të dikujt dhe në shërbim të interesave të bizneseve konkurrente apo politikës, por ne nuk e bëjmë sepse jemi profesionistë, të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha kemi qëllim të mirë të bashkëpunimit me media, sepse vetëm kështu mundemi që bashkërisht të informojmë qytetarët se si menaxhohet paraja publike.

    Duke mos dashur të ulim nivelin e komunikimit dhe të merremi me spekulimet e juaja, ju sigurojmë se me këtë çështje të objekteve, është marrë një komision i yni i cili pasi i ka shqyrtuar të gjitha ofertat, ka marrë vendimin, i pandikuar nga jashtë, vetëm bazuar në interesat e kompanisë dhe bazuar në ligjet në fuqi.

    Për fillim, ju lutem merreni në konsideratë se Telekomi i Kosovës nuk posedon asnjë objekt në pronësi të vet dhe krejt aktivitetin e tij e zhvillon në objekte me qira. Lidhur me këto objekte për të cilat jeni interesuar ju, duhet thënë se ishin ndër objektet për të cilat paguanim qiratë më të larta dhe se zhvendosja në objekte të tjera ka qenë shumë e leverdishme për Telekomin e Kosovës.

    Paraprakisht ju sigurojmë se janë shteruar të gjitha mundësitë e negocimit me pronarët e objekteve të cilat i kishim në përdorim një kohë të gjatë, me kontrata këto edhe më herët të përfolura si korruptive dhe të pafavorshme dhe me faktin e hidhur se punëtorët e TK punonin në kushte shumë të pafavorshme. Megjithatë, të njëjtit pronarë jo vetëm që nuk donin të diskutonin për të ulur çmimet, përkundrazi ofertat e tyre ishin dukshëm më të larta.

    Kështu, para se të shqyrtojë ofertat e reja, komisioni ka realizuar negocimin dhe vlerësimin e përfundimit apo vazhdimit të kontratave për qiranë e objekteve që janë shfrytëzuar nga Telekomi i Kosovës Sh.A, objektet në lokacionet te “Qafa” dhe në “Shesh”, me të dy pronarët e këtyre objekteve. Lidhur me këtë, shihni të dhënat më poshtë:

    Objekti te Qafa – Kontrata Komerciale e Qirasë, Nr. 01-556/03, e datës 21.02.2003, e cila ka përfunduar me datën 31.05.2023

    Pas negociatave me pronarin e objektit te Qafa, komisioni i Telekomit rekomandoi që Kontrata e Qirasë për Objektin ku ishim të vendosur te Qafa të mos vazhdohet. Arsyet e rekomandimit me të cilat janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit ishin:

    • Pronari i lokalit nuk e kishte sjellur dokumentacionin pronësor të objektit te Qafa sipas afateve të përcaktuara (dokumentacioni pronësor pronarit i është kërkuar në takimin në negociatat që janë realizuar për qira).
    • Oferta të  cilën e ka ofertuar nuk ishte financiarisht e favorshme për Telekomin (Oferta e pranuar nga Qiradhënësi 8.95€/m2 + tvsh, në total për muaj 2948m x 8.95€ = 26,384.60€ + tvsh)
    • Objekti te Qafa nuk i plotësonte kriteret e duhura për ambientin e punës, për të cilat kemi pasur edhe vërejtje nga Inspektorati i Punës, për mungesën e ajrosjes edhe ndriçimit natyror.

    Objekti te Sheshi – Kontrata Komerciale e Qirasë Nr. 01-2650/15, e datës 22.05.2015, e cila ka përfunduar me datën 03.05.2023

     Pas negociatave me pronarin e objektit te Sheshi, komisioni rekomandoi që Kontrata e Qirasë për Objektin ku ishim të vendosur të Sheshi të mos vazhdohet. Arsye e këtij rekomandimi me të cilin janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit ishte:

    • Ofertën të cilën e kemi pranuar nuk ishte financiarisht e favorshme për Telekomin (50€/m2 Bruto, në total për muaj 962m2 x 50€ = 48,100 €uro).

    Pas përfundimit të negociatave me qiradhënësit e objekteve te Qafa dhe te Sheshi, komisioni ka vazhduar punën në hulumtimin e pikave strategjike për hapjen e pikës së shitjes në afërsi të objekteve ekzistuese te Qafa në rrugën e UÇK-së dhe në Sheshin Nëna Terezë (të përshtatshme për t’iu shërbyer konsumatorëve tanë, pozicionimin e brendit tonë si dhe mundësinë që ofron për promovim të produkteve dhe shërbimeve tona) dhe ka rekomanduar opsionet më me interes, mire të analizuara dhe të argumentuara për biznes.

    Kështu lidhur me objektin te Sheshi:

    Ø  Nëse i krahasojmë të dhënat në kontratat përkatëse për shpenzimet e realizuara deri më 17.03.2023, në emër të qirasë për objektin te Sheshi “Nëna Terezë” për “Grupin Savinja” dhe shpenzimet që pritet të rrjedhin nga kontrata e re për qira me N.P.SH. “Bageri” në Sheshin “Zahir Pajaziti” shihet se Telekomi i Kosovës do të ketë kursime për 17,712.16 euro në baza mujore ose reduktime të shpenzimeve për 53%. Ndërsa, nëse bëjmë një krahasim për periudhën 5 vjeçare sa pritet të zgjasë kontrata e re, kursimi (ose ulja e shpenzimeve) për Telekomin e Kosovës do të jetë hiq më pak se 1,062,729.72 euro.

    Ndërkaq lidhur me objektin në Bregun e Diellit, krahasuar me objektin paraprak te Qafa:

    Ø  Shpenzimet e qirasë janë më të ulta për rreth 81% ose për 18,284.00 euro në muaj. Kursimi në baza vjetore është në vlerë prej 219,408.00 euro kurse për 5 vite hiq më pak se 1,097,040.00 euro.

    Në fund të kësaj përmbledhjeje, për të pasur një pasqyrë sa më të qartë, ju përcjellim edhe një tabelë të përgjithshme të shpenzimeve në të kaluarën dhe tash, dmth që pasqyrojnë kursimet që janë arritur me këtë zhvendosje në objekte të reja:

    Paraprakisht (euro/për muaj) Aktualisht (euro/për muaj)  Diferenca (euro/për muaj)
    Objekti i vjetër te Qafa          22,679.6
    Objekti i vjetër

    te Sheshi

             33,272.0
    Objeti i ri te Qafa        1,978.0
    Objekti në sheshin

    ”Zahir Pajaziti”

         15,560.0
    Objekti i ri në

    “Breg të Diellit”

           4,395.6
     TOTAL          55,951.6      21,933.6      34,018.0

     

    Të nderuar pronarë dhe gazetarë në FrontOnline (dhe mediat e tjera që e kanë marrë këtë shkrim nga FrontOnline)

    Duke e konsideruar se përmes jush ne komunikojmë në fakt me lexuesit e juaj të nderuar, ne ju ftojmë që të zhvilloni një gazetari hulumtuese të mirëfilltë, të shteroni mundësitë e verifikimit të fakteve dhe të mos spekuloni me informata jo të plota. Besojmë se nuk do të bënit gabim nëse me këtë rast e shkruani të vërtetën edhe nëse ajo nuk përshtatet me paragjykimet apo interesat e juaja.

    Përderisa si qytetarë keni të drejtë të denonconi në polici dhe prokurori çdo shkelje të dyshuar të ligjit, ju nuk keni të drejtë që për hir të lexueshmërisë apo për interesa të juaja (apo dikujt tjetër) të përhapni ide që nuk kanë të bëjnë me punën tonë dhe kompaninë tonë. Mos harroni se fajësinë e konstaton vetëm gjykata ndërkohë që duke përhapur insinuata apo duke rrënuar pa të drejtë reputacionin apo imazhin e një kompanie (për interesa tuaja apo të dikujt tjetër) ju rrezikoni të kryeni krim, dhe të paditeni për këtë.

    Përkundër kësaj, ju ftojmë që në të ardhmen, për këtë apo çfarëdo teme tjetër të na drejtoheni pa hezitim me pyetje dhe kërkesa shteruese derisa të keni informacionin e plotë dhe faktet, për të ngritur argumentime duke u mbështetur në të dhëna të besueshme. Ne jemi në dispozicionin tuaj dhe të lexuesve tuaj 24/7, për të sqaruar çdo paqartësi apo për informacion shtesë, duke përfshirë edhe qasjen në të gjithë dokumentacionin publik.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    I mituri i cili dyshohet për therjen e ndodhur dje në Skenderaj, është dërguar në mbajtje. Përleshja ka ndodhur në sheshin ‘Adem...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka komentuar përmbytjet e rrugëve të kryeqytet gjatë reshjeve të...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një burrë në Mitrovicë të Veriut, ka raportuar në polici se i është vjedhur kali nga një person i panjohur. Ngjarja dyshohet...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, mund të marrë një post të rëndësishëm në Administratën e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. E mitura ka pranuar tretman mjekësor,...
    Kronika23 Nëntor 2024
    Ka vdekur një grua e cila ishte pasagjere e një veture e cila u aksidentuar në fshatin Doberdolan të Suharekës, dje rreth...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Pacolli thotë se fjalimi i presidentes Osmani pasqyron një moment kyç të ri pozicionimit politik pas katër viteve, pasi Kosova, sipas tij,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm. Në njoftimin e Policisë thuhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.