Trepça ’89 ka reaguar ashpër pas humbjes së sotme nga Drenica (2:0).
Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, mitrovicasit u mundën në Skënderaj, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, klubi mitrovicas ka publikuar disa pamje ku pretendon se është dëmtuar nga gjyqtari Besfort Kasumi me ndihmësit e tij, Sekiraqa dhe Zeqiri.
Gjithashtu, Trepça ’89 është shprehur e habitur se si ka mundësi që pas ndeshjes nuk u dhanë intervista të trajnerëve nga “ArtMotion”.
https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1936519353162445?__cft__[0]=AZUMzxbKlS-ueOZ3IYVT8YS7iVPHvh6b_NHXyDeozv_VTrHFIVi5xWO108lklp0-KExQcS0CyUVF8MN7G8l9zDgSC3m0EZuVku8NhOYUz_aluGznG8KWwxNyiTSGc2EGFO5QH1Y9399j9gzdhpfvZGGA&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë i Trepçës ’89:
“Referimi skandalozë në Skenderaj.
Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën’89.
Ja edhe fotot ku shihet qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.
Deri kur kështu le të jep spjegim referi kryesor sëbashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.
Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjës skandaloze të jepën intervistat e trejnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?
Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjygjtarët e ndeshjës.
M A R R E“./FrontOnline/