×
  • Sport
  • Sport

    Reagim i ashpër i Trepçës ’89 pas barazimit ndaj Besës: Kujt po i pengojmë të jemi në Superligën e Kosovës?

    FrontOnline
    02 Maj 2021

    Trepça ’89 e ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin social “Facebook” pas barazimit të djeshëm me Besën e Pejës (1:1).

    Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 u ndal në barazim nga Besa në kuadër të javës së 32-të në Superligë, shkruan FrontOnline.

    Klubi mitrovicas e ka mbledhur kryesinë pas ndeshjes dhe ka shprehur pakënaqësitë e shumta në referim nga gjyqtari Genc Nuza.

    Më tutje, ish-kampioni i Kosovës bën me dije se “nuk i di arsyet e pazarllëqeve” që po bëhen në dëm të Trepçës ’89.

    https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1959574347523612?__cft__[0]=AZVXS1_VKAux9TeFXdeJKtJ-mjxJeAAAxn6_NOCu6QVgMM1Mc3qbfeoJ1prgHH7z5rlZjtKlnTpPok32UtNju6d57gzeEMxpVblwuXQ5d8X2lJnRwKbQAR3b3lNrkWqD9UnMLiCs_ty3AqJc7trxxrjsHOs81pSEadivsTXMFdj0kCKuUzqiOR5-bfSmFCzaKyI&__tn__=%2CO%2CP-R

    Reagimi i plotë i Trepçës ’89:

    Reagim i Kryesisë
    Pas ndeshjes së djeshme KF TREPÇA’89 – KF Besa mblidhet kryesia dhe del me një reagim rrethë pakënaqësisë në referim nga ana e Kryesorit Genc Nuza.
    Nuk i dimë arsyet e këtyre pazarllëqëve që po bëhen në dëm të KF TREPÇËS’89. Kujt po i pengon që KF TREPÇA’89 të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në Futboll.
    I drejtohemi Organeve kompetente që të merren më seriozisht dhe të kenë një qasje më serioze në këtë drejtim.
    Jo rastësishtë në shtatë ndeshje ku refererohen nga Nuza i kemi katër humbje dy barazime dhe një fitore.
    Gabimet nga ndeshja e djeshme ndikuan direktë në rezultat e ku me këtë barazim rrezikohemi në vazhdimësi të kampionatit.
    Si dëshmi po ju shfaqim edhe dy video ku nuk akordohen penallti për TREPÇËN’89 e përkundrazi për kinse stimulim ndëshkohet Kapiteni Jashari dhe për reagim tre trajnerët e Minatorëve Salihi, Llapashtica dhe Onbashi.
    Shpresojmë se pas këtij reagimi do të reflektojnë Organet gjegjëse.
    Kryesia e KF TREPÇA’89 FC
    Presidenti z. Abedin Zeka BEKI“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.