Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka me anë të një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, ka kërkuar themelimin e Këshillit Kombëtar të Sportit.
Ky institucion, sipas Kukës, duhet drejtuar nga njerëz të sportit dhe jo nga njerëzit që nuk kanë lidhje me sportin e sot po drejtojnë federata sportive, shkruan FrontOnline.
Tutje, ai shkruan se në sportin e Kosovës ka “krizë të madhe”.
Postimi i plotë i Kukës në “Facebook”:
“Kosova ka ardh koha të ketë
Këshillin Kombëtar tē Sportit!
Por jo ai të ndërtohet me vota,po me kritere!
Sporti sështë politikë e as klub sportiv me ba tifo!
Këshiili Kombëtar i Sportit domosdoshmëri!
Me njerëz me kredibilitet të lartë personal,me bagazh të sportistit e jo turistit.
Organizatat Sportive janë mbushur me njerëz që askush si njeh për kontribut në Sport dhe kjo është ba trend.
A ka krizë në sportin e shtetit tonë,patjetër që po.!
A ka analizë të performansës së federatave shumë pak ose aspak!
Disa garues shkojnë në Kampionate Evropiane e Botërore e raportohet se janë thyer rekordet e Kosovës,pse ky fenomen,atje shkohet të garohet me shtete tjera e jo e kundërta!
Mos tē lajthitet opinioni!
Nese shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre,por sa prej tyre janë serioze në prezentim dinjitoz ndërkombëtar?
Shumë numër i vogël.
Sa Sporte kanë fituar medalje Elitare prej përfundimit të luftës e kendej?
Të analizohet pse ?
Kur flitet për buxhet krejt gjejnē arsyetime e kërkojnë modele për me marr ndonjë euro ma shumë,por sa nga mjetet nëpër federata investohen seriozisht në sportistë e trener.!?
Koha me ardh njerëzit e duhur në sport!
Paramendoni që Kategorizimi i Sporteve llogarit vetëm njē rezultat Elitar,duhet ndryshuar mos të bajmë hajgare me rezultate!
Edhe Ligji i shtetit parasheh ngritjen e Këshillit Kombëtar të Sportit.
Ta ecim sportin përpara për fëmijët tonë të mrekullueshëm e me talent të jashtëzakonshëm“./FrontOnline/