×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Veteranët”, përfundon marrja në pyetje e Agim Çekut e Nuredin Lushtakut

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, kanë përfunduar dhënien e mbrojtjes së tyre në rastin e njohur si “Veteranët”.

    Të dy këta, së bashku me 10 të akuzuar tjerë, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mirëpo, se çka kanë deklaruar Çeku e Lushtaku në seancën e së martës, publiku do të mësojë tek pasi që të gjithë të akuzuarit në këtë rast do të përfundojnë dhënien e mbrojtjes së tyre.

    Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndaluar publikimin në media të asaj se çka kanë thënë të akuzuarit, gjatë dhënies së mbrojtjes së tyre.

    Një vendim të tillë, kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, e arsyetoi me faktin se të akuzuarit e tjerë largohen nga salla e gjykimit deri sa një i akuzuar është duke dhënë mbrojtjen, në mënyrë që të mos jenë në dijeni lidhur me përgjigjet e të akuzuarit gjatë marrjes së tij në pyetje.

    E publikimi në media i dhënies së mbrojtjes së një të akuzuari, sipas gjyqtares, do të pamundësonte një gjë të tillë dhe do të ndikonte edhe në procesin gjyqësor.

    Tek pasi që të gjithë të akuzuarit do të përfundojnë dhënien e mbrojtjes së tyre, gjyqtarja tha se do të mund të publikohen deklarimet e të akuzuarve në media.

    Ndryshe, të mërkurën ka filluar rishtazi gjykimi në rastin “Veteranët”, pasi që nga seanca e fundit e mbajtur për këtë rast, kanë kaluar më shumë se tre muaj.

    Seanca e së mërkurës ka filluar me afërsisht një orë vonesë, pasi që gjykata kishte probleme që të lidhet me të akuzuari Fadil Shurdhaj. Ky i fundit është duke e përcjellë seancën në mënyrë virtuale, për shkaqe shëndetësore.

    Pasi që me pëlqimin e të akuzuarve nuk u lexua aktakuza, të gjithë të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm.

    Po ashtu, prokurori Valdet Gashi dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre qëndruan prapa fjalës hyrëse që kanë dhënë gjatë këtij gjykimi.

    Gjithashtu, edhe dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat tjera të administruara u konstatuan të lexuara.

    Seanca do të vazhdojë edhe të mërkurën, ku pritet të bëhet marrja në pyetje e të akuzuarve tjerë.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

    Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..

    Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

    Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.