×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Veteranët”: Nuk shpallet vendimi, pritet edhe një seancë më 20 maj

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    12 të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët” ishte planifikuar të merrte fund sot.

    Megjithatë, Gjyqtari ka vendosur ta rihapë rastin, dhe ta caktojë edhe një seancë tjetër për 20 maj.

    Ai tha se do të kërkohen sqarime lidhur me numrin e 19 mijë e 500 veteranëve, të cilët Prokuroria i cilëson si të “rrejshëm”

    Kjo është bërë e ditur në seancën e sotme.

    Gjykata konstatoi se nuk kanë gjetur prova. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

    “Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.230/2018, i datës 16 prill 2021 dhe kjo çështje penale do t’i kthehet në rigjykim dhe rivendosje të njejtës gjykatë“, thuhej në komunikatë.

    Të dyshuarit edhe herën e parë ishin liruar nga akuzat.

    “Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit A.Ç., N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., Rr.B., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J., janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK“, thuhet tutje në komunikatë.

    Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor, raporton Betimi për Drejtësi.

    Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.