Ditën e djeshme, Kosova, u shokua nga një ngjarje shokuese e ndodhur në një shtëpi të pleqve.
Një video u publikua ditën e djeshme, ku një infermiere shihet duke sulmuar një të moshuar.
Lidhur me këtë janë ngjallur reagime të shumta.
Në mesin e fytyrave publike që reaguan është edhe reperi Stresi.
Ai ne anë të një ‘InstaStory’ përveç infermieres fajësoi edhe fëmijët e të moshuarës.
“Fajin më të madh e ka ajo vajza që përdori dhunë por ka faj edhe fëmija që braktis nënën e vet”, shkroi ai ndër tjerash.