×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Karaçeva”, Prokuroria kërkon paraburgim për tre zyrtarët policor

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, tre zyrtarëve policorë që janë ndaluar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin “Karaçeva”.

    Sipas kërkesës për paraburgim, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor

    Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar.

    “Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh”, thuhet në komunikatë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sezoni i ftohtë ka nisur. E konsumi i energjisë është duke arritur pikun e tij. Lidhur me këtë, Kompania Kosovare për Furnizim...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e heroit të kombit, Indrit Cara pas ndarjes nga jeta...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, foli rreth marrëveshjeve të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE). Parlamentin Evropian...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur se kjo qeveri do gjyqësor të pavarur dhe profesional me prokurori të ndershme aktive. Po ashtu, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.