Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari. Gazeta Express mëson se burri dhe gruaja po dyshohen për Trafikim të Qenieve Njerëzore.
Burime të sigurta të Gazetës Express brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se është hapur rast ndaj të dyshuarit dhe gruas për veprën penale Trafikim të Qenieve Njerëzore. Ata po dyshohen për pesë raste të trafikimit të qenieve njerëzore.
Derisa është bërë e ditur se ende po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.
Gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj. Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.
Babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore, por çifti i martuar kanë edhe fëmijë të tjerë.
Vajza e mitur aktualisht gjendet në strehimore, ndërsa po shqyrtohet mundësia që edhe fëmijët e tjerë të gruas të merren nën përkujdesje të shtetit.