IKShPK sapo ka publikuar rastet me koroanvirus në vendin tonë.
Brenda 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 567 motra, ku prej tyre56 janë raste pozitive, ndërsa69 janë shëruar, thuhet në njoftimin e institutit.
Njoftimi i plotë:
69 TË SHËRUAR DHE 56 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!