×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    “Grupi i personave që e ka pritur djalin tim pas shkollës, një ditë më herët ka publikuar në Facebook dhe Instragram, postime ku thuhej ‘nesër prehet shiptari’ dhe ‘kush do ta mbijetojë të hënën do të tregojë për të’”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nenad Rashiq, lideri i Partisë Demokratike Progresive.

    Ai ka shtuar se këto postime do t’i bëjë publike në një konferencë për media.

    Djali i Rashiqit, Nikolla është sulmuar të hënën, më 22 shkurt, në Llapnasellë të Graçanicës, komunë e banuar me shumicë serbe.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë “rrahje masive kanë marrë pjesë nxënës të shkollës së mesme, por edhe disa persona të tjerë” dhe se një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe më pas është dërguar në spital.

    Për këtë rast, Policia ka ndaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe një person të mitur. Ndaj tetë personave është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për shkak se ata dyshohen se kanë marrë pjesë në rrahje.

    Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë për REL se Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të ndaluarve.

    Djali i Nenad Rashiqit, Nikolla, 18 vjeç, është nxënës i vitit të fundit të gjimnazit në Llapnasellë dhe sulmi ndodhi derisa ai ishte duke dalë nga shkolla.

    Drejtori i gjimnazit, Dejan Deniq tha për Radion Evropa e Lirë se Nikolla nuk ka qenë “tinejxher problematik”.

    “Sipas informatave që i kemi, rrahja ka ndodhur për shkak të disa arsyeve private, që nuk kanë të bëjnë me shkollën”, tha ai.

    Nenad Rashiq thotë  se grupi i të rinjve e kanë pritur djalin e tij para shkollës dhe së pari kanë filluar që ta fyejnë dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht, duke e rrahur me “boks të hekurit” në kokë.

    “I janë afruar djalit tim dhe i kanë thënë ‘çka bën tash, ti shiptar’”, tregoi Rashiq.

    “Shiptari” është term pezorativ që përdoret në gjuhën serbe ndaj shqiptarëve.

    Nikollës i është thyer nofulla dhe tri dhëmbë.

    “Djali im ishte caku. Sipas mendimit tim, kjo ishte tentim-vrasje”, thotë Rashiq.

    Ai mendon se e gjithë kjo është “pasojë e kundërshtimit të tij shumëvjeçar ndaj presioneve politike”.

    Ndryshe, Rashiq është kundërshtar politik dhe kritik i zëshëm i Listës Serbe, subjekt politik në Kosovë, që prej formimit më 2013, është i vetmi përfaqësues i komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ky subjekt gëzon mbështetje të plotë të Beogradit zyrtar, por edhe të shumicës së trupit elektoral të komunitetit serb në Kosovë.

    Rashiqi disa herë është kritikuar nga Lista Serbe dhe zyrtarët në Serbi për qëndrimet e tij. Ditëve të fundit ai ka folur hapur se si Lista Serbe po u bën presion votuesve serbë për të votuar për Adrijana Hoxhiqin dhe subjektin e saj “Komuniteti i Bashkuar”, duke ua privuar rivalëve politikë boshnjakë përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.