×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Rakiq u rra*h për mashtrimet ndaj serbëve në veri

    FrontOnline
    16 Nëntor 2024

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka thënë se draft statuti i Asociacionit ka mangësi të shumta, derisa konfirmoi se bashkë me partinë e tij, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Më 13 tetor u raportua për një rrahje ndaj ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq nga persona të panjohur

    Rasti nuk është raportuar ende në Policinë e Kosovës, por arsyet e mundshme për këtë ngjarje i ka dhënë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

    Ai tha se dyshimet janë për keqpërdorim të madh me pozitën që Rakiq ka pasur në Listën Serbe si kryetar, duke mos u shërbyer interesave të qytetarëve, por atyre të Beogradit.

    “Është sekret publik që një rast i tillë ka ndodhë, është po ashtu sekret publik që kjo ka ndodh për arsyeje të mashtrimeve të cilat i ka bërë ish-ministri, prandaj këto janë çështje individuale. Po normalisht janë të pakënaqur, në veçanti kur i luan ato lojërat e rrezikshme për individët atje kushdo që janë, normal që për neve është kufiri i tolerancës kufirin e nervave. Dikush nga ata qytetarët që ka qenë i dëmtuar me veprimet e Listës Serbe, nuk ka pas më nerva dhe ka reaguar në formën siç e dimë”, tha Rashiq, për Tëvë1.

    Sipas ministrit, Lista Serbe po vazhdon të përkrahet nga Beogradi, e që siç thotë ai, kjo mund të ndikojë në zgjedhje duke penguar partitë e tjera.

    Por ministri konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit me partinë e tij, Partia Demokratike Progresive me seli në Graçanicë.

    “Hap pas hapi besoj që jemi në rrugë të duhur, por shumëçka varet nga reagimi i Beogradit në veçanti duke e ditur në çfarë modeli brutal kanë reflektuar deri më tani kundër kundërshtarëve politik të tyre. Prandaj, prapë proces me siguri një betejë politike e radhës shanset janë të mira por prapë … neve na presin sfida, po do të marrim pjesë”, tha Rashiq.

    I pyetur për qëndrimin e tij rreth draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai theksoi mungesën e sqarimit të implementimit, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

    “Nëse ai është origjinali atëherë unë i kom pas do vërejtje të mija, do pyete në veçanti sepse në disa sektorë, sidomos ato që më së shumti takojnë popullit në mënyrë më të gjerë p.sh, shëndetësia dhe arsimi, aty është shpjeguar shumë shkurt, shumë thjeshtë siç është shembull shëndetësia primare dhe private, që për mua nuk është e qartë çfarë është ajo. Nëse e pranojmë që është drafti i vërtetë, është një propozim bazik që nuk ka në thellësinë në kuptimin e situatës që është në Kosovë dhe metodologjinë e zbatimit. Është i thjeshtë shumë bazik”, tha ai.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, vuri theksin te nevoja e përkrahjes së qytetarëve të të gjitha komuniteteve nga Qeveria e Kosovës për të larguar ndikimin e Beogradit zyrtar në Republikën e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.