×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Një kompani në Graçanicë nën ndikimin e Listës Serbe po lobon që të votohet një iniciativë rome

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive ka thënë se deklarata e Goran Rakiq, kryetarit të Listës Serbe, për atë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i fitojnë 10 ulëset në Kuvend të Kosovës, ka një target tjetër sa i përket numrit të përfaqësuesve.

    Rashiq në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se Lista Serbe është duke bërë presion mbi serbët në Graçanicë që ta votojnë një iniciativë rome.

    “Deklaratën e Rakiqit të dhënë në ditën kur e bëri publike listën e kandidatëve, po e citoj siç ishte ‘Ne besojmë se do t’i fitojmë të gjitha 10 mandatet për serbët në Kuvend, përveç kësaj do të përkujdesemi edhe për boshnjakët, romët, egjiptianët, ashkalinjtë dhe goranët’. Unë mendoj se këto fjalë mund të kenë një target tjetër sa i përket numrit të përfaqësuesve në parlament”.

    “Në Graçanicë, është formuar një iniciativë e re politike e cila quhet Iniciativa Qytetare Rome. Ka shtatë ditë që një kompani lokale e quajtur “Ekologia” bën lobime dhe kërcënime tek serbët në këtë qytet, që ta votojnë këtë iniciativë. Unë e kam fjalën për punëtorët e kompanisë që janë kryesisht në teren”.

    “Unë për 15 vjet jam duke u marrë me këto çështje, është e pazakontë që të ketë lobim ndaj serbëve që të votojnë romët. Mendoj se kjo kompani është nën ndikimin e Listës Serbe”, ka thënë Rashiq.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.