Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Nenad Rashiq në një konferencë për media ka folur rreth sulmit që i ndodhi djalit të tij, Nikolla Rashiq dje në Graçanicë.
Rashiq ka thënë se nuk dëshiron që të paragjykojë se cili ka qenë motivi i sulmit, por ka thënë se djali i tij me disa shokë është sulmuar nga një grup i të rinjve para shkollës.
Ai ka treguar edhe për lëndimet që mori djali i tij pas goditjeve me shufra të hekurit.
“Djali im i vogël dje para shkollës është sulmuar nga një grup i nxënësve me shufra të hekurit dhe i është dëmtuar pjesa e përparme e fytyrës, i janë thyer tre dhëmbë ka pasur gjakderdhje”, ka thënë Rashiq.
Rashiq tutje theksoi se pas sulmit djalin e ka dërguar fillimisht për kontroll emjekësore në Graçanicë e pastaj në Prishtinë e Fushë Kosovë. /Front Online/