Borussia Dortmundi e ka shënuar një fitore të madhe ndaj Werder Bremenit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga, Dortmundi ishte nikoqir i Werderit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në “Signal Iduna Park” i takoi Dortmundit me rezultat 4:1.
Në këtë ndeshje, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Milot Rashica.
Futbollisti i Kosovës shënoi gol të bukur në minutën e 14-t të ndeshjes.
Për paraqitjen e sotme, Rashica u vlerësua nga “WhoScored” me notën 7.1.
Ndryshe, golat për Dortmundin i shënuan Haaland (2), Reyna dhe Hummels./FrontOnline/