Werder Bremeni e ka marrë një pikë të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Bayer Leverkusenit.
Në kuadër të javës së 32-të në Bundesliga, Werder Bremeni luajti baras 0:0 ndaj skuadrës nga Leverkuseni, shkruan FrontOnline.
Në këtë ndeshje, futbollisti i Kosovës, Milot Rashica u aktivizua nga minuta e 57-të.
Pas ndeshjes, ylli vushtrrias u shpreh i kënaqur me barazimin e sotëm.
“Luftë e vështirë sot. Një pikë e rëndësishme për ne”, ka shkruar Rashica në “Twitter”./FrontOnline/
Tough fight today! An important point for us 👊🏼 @werderbremen pic.twitter.com/Sj2dQtOfel
— Milotrashica (@milotrashica) May 8, 2021