Werder Bremeni ka pësuar një humbje të hidhur në pasditën e sotme në elitën e futbollit gjerman.
Në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga, Stuttgarti ka qenë nikoqir i Werder Bremenit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë i ka takuar Stuttgartit me rezultat minimal, 1:0.
Milot Rashica e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë dhe luajti deri në fund.
Pavarësisht kësaj, ylli i Kosovës nuk arriti të lë gjurmë.
Nga “WhoScored”, Rashica u vlerësua me notën 6.2 për paraqitjen e sotme./FrontOnline/