Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni pas rënies së klubit gjerman nga Bundesliga.
Mediumi gjerman, “Bild” raporton se Eintracht Frankfurti i kërkon shërbimet e yllit të Kosovës, shkruan FrontOnline.
Madje, gazeta në fjalë raporton se palët tashmë i kanë nisur bisedimet.
24-vjeçari ka kontratë edhe për një vit me Werder Bremnin, derisa çmimi i tij vlerësohet të jetë rreth 15 milionë euro.
Eintracht Frankfurti nuk do ta ketë fare problem ta paguajë këtë shumë për transferimin e vushtrriasit.
Ndryshe, për Rashicën e interesuar mbetet edhe Aston Villa./FrontOnline/