×
  • Vip
  • Vip

    “Rashë në depresion e në 40 kilogram, ai nuk është as krijesë”, Fjolla Morina në një rrëfim të rrallë për ish-bashkëshortin Fisnik Syla

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e rënda psikologjike që pësoi për shkak të të bëmave nga ish-bashkëshorti i saj Fisnik Syla.

    Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka thënë se tash e një kohë është në terapi derisa ka qenë një fazë depresioni që e bëri edhe të binte në peshë në 40 kilogramë.

    “Paraja nuk është kurrgjë çka kam përjetu unë. Krejt pasurinë e kisha dhënë timen, në zero e kisha lënë, kisha fjet në rrugë dhe e kisha ndërtu përsëri jetën time veç mos me e njoftë një krijesë si ai, ai nuk është krijesë bre, nuk mundem me quajt krijesë atë [Fisnikun] një njeri pa ndjenja me i bo këto sende. Është shumë e rëndë. Njerëzit e kanë përjetu anën materiale, por unë çka kom përjetu, anën shpirtërore, anën fizike, psikike, të karrierës, gjithçka për mu ka qenë goditje”, ka rrëfyer Fjolla.

    https://youtu.be/UXCHF-rLY0U

    “Krejt pasurinë e kisha dhon me u kthy edhe njëherë për mos me njoftë persona të tillë. Gjithmonë edhe vajzave ju them, kujdes gjithmonë me meshkuj”, u shpreh këngëtarja.

    Në shtator të vitit 2020, Fjolla Morina u arrestua nga policia e Shqipërisë mbi akuzat për trafikim të armëve dhe municion. Bashkë me të u arrestua edhe shoferi i saj dhe ish-bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla. Ky i fundit u lirua pas rreth dy javësh, që prej asaj kohe, këngëtarja u shpallë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

    Kjo situatë duket të ketë qenë faktori kryesor që e rëndoi gjendjen psikike të artistes.

    “Kjo ka qenë arsyeja që mu më ka bo keq, edhe erdha në këtë gjendje, qeky problemi i Shqipërisë dhe personi në fjalë që nuk po du as me ja përmend emrin. Për shkak të tij për një pistoletë të tij, edhe me ardhë deri në këtë gjendje unë. Kjo ka qenë arsyeja, mbyllja, presioni, çka po ndodh, intervistat e personit në fjalë, që del bon shantazhe, bën gjithçka, ato janë krejt energji negative”, ka thënë ajo mes tjerash.

     

    Nga Rubrika
    Vip27 Nëntor 2024
    Burimi po vlerëson se ka dhënë një pjesë të dashurisë deri në këtë fazë të prezencës në shtëpinë më të famshme në...
    Vip27 Nëntor 2024
    Darka e të nominuarve në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, do të zhvillohet sonte duke filluar nga...
    Vip27 Nëntor 2024
    Xheneta ka kërkuar nga Pauli, Vullneti dhe Arioni që t’i tregojnë diçka në lidhje me Drilonin. Ajo ka kërkuar të dijë se...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kanë organizuar pritje për grupin...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt u konfirmua vetëm 42 ditë pasi u ngrit. Ajo e Januzit dhe Bahtjarit 21 ditë pas, e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, megjithëse kjo qe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.