×
  • Vip
  • Vip

    “Rashë në 43 kilogramë” – Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik.

    Në librin e saj autobiografik që u botua sot (18 nëntor), artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në vetem 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike, shkruan 20 minuten.

    Kjo gjendje, siç shkruan vet Loredana, ishte rrjedhojë e lidhjes së fortë emocionale që kishe krijuar me atëherë partnerin e saj, sa që mediat zvicerane i referohen edhe si “varshmëri” nga ai.

    Në disa te pjesë të tjera të autobiografisë, reperja rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokë e veshje, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.

    Një detaj interesant i shkëputur nga libri është fakti ku Loredana thotë se për ndarjen me Mozzik, kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri skishte pasur martesë të dështuar.

    I pathënë më parë, është edhe fakti se divorci mes dyshes ka përfunduar tash së fundmi, ndonëse ata ka pesë vite që nuk janë më bashkë.

    E për romanëcn e re me futbollistin e Dortmundit, ajo thote se “gjithçka është perfektë, dhe se e duam shumë njëri-tjetrin”, e shkon edhe më tej duke pohuar se po dashuron si kurrë më parë.

    Shtatë vite diferencë mes Loredanës dhe Adeyemit duket se nuk janë aspak pengesë për këngëtaren, pasi sipas saj ai e kupton dhe e përkrah më shumë se kushdo tjetër.

    Libri i Loredanës titullohet “Kur zemra ime u thye” dhe në të shpalos edhe shumë detaje tjera nga jeta e saj private./Telegrafi

    Nga Rubrika
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Driloni dhe Edi kanë sfiduar njëri-tjetrin. Ata janë shtyre mes vete në rrëzimin...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ditën e sotme Drenusha ka hapur zemrën me disa nga banorët. Për një moment teksa ishin në oborr ajo shpërtheu në lot....
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ditën e sotme Drenusha ka hapur zemrën me disa nga banorët. Për një moment teksa ishin në oborr ajo shpërtheu në lot....
    Sport18 Nëntor 2024
    Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.