×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportuesi i PE për Serbinë: Serbia është në gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Mund të themi se Serbia është në gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Piculla.

    “Vdekja e viktimës së 16-të nga Novi Sadi, për mendimin tim, do të ngrejë edhe një herë të gjitha pyetjet që nxitën protesta masive në Serbi dhe kjo është përgjegjësi e atyre që shkaktuan tragjedinë. Dhe të gjitha rrugët të çojnë, natyrisht, te dera e autoriteteve, të cilat qartazi nuk kanë arritur t’i përgjigjen pozitivisht kërkesave të të gjithë atyre që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Serbisë. Mund të themi se Serbia gjendet në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme” ka vlerësuar Tonino Piculla për televizionin kroat “Nova”.

    Qeveria serbe, gjegjësisht presidenti Aleksandar Vuçiq, duhet të gjejë fajtorët konkret për situatën në vend, ndërsa ai, si shumë herë më parë, po përpiqet të devijojë fokusin publik tek armiqtë e jashtëm, ka thënë Piculla

    Piculla gjithashtu ka paralajmëruar se Kroacia duhet të ketë parasysh se ka vende në kufijtë e saj lindorë dhe juglindorë që janë duke kaluar një periudhë të trazuar.

    “Ajo që duhet bërë është që disi të tërhiqet vëmendja e BE-së për faktin se këto janë vende që po negociojnë ose do të negociojnë për anëtarësimin në BE dhe se kriteret thjesht duhet të merren parasysh, dhe negociatat e anëtarësimit janë mekanizmi që duhet të ndikojë më efektivisht në ndryshimet në këto vende”, ka thënë Picula, duke shtuar se Kroacia duhet të insistojë që Brukseli të flasë më qartë për krizën në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe që në këtë bisedë të mos ekspozohet vetëm Kroacia.

    Tonino Piculla ka paraqitur raportin vjetor në Parlamentin Evropian ndaj të cilit ka pasur amendamente të shumta, e që ai ka ofruar amendamente kompromisi.

    “Negociatat ishin të suksesshme, mendoj se hapi tjetër është prezantimi i raportit në komitetin e politikës së jashtme dhe shpresoj se raporti për Serbinë do të miratohet”, ka thënë Piculla.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Shteti i Kenias sot mori vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, përmes një...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi sot se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i...
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.