Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, raportohet se kanë bastisur shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, raporton Front Online.
Ende nuk është konfirmuar nëse Kuçi është arrestuar.
Gjatë mëngjesit të sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, Ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.
Këto arrestime i konfirmoi zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një njoftimi.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhej në njoftim. /FrontOnline/