×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se është refuzuar ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për mosparaqitje në Prokurori

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

    Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë.

    Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

    Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” vazhdimisht ka kërkuar nga Gjykata dhe Prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Më 2 prill 2025, kryeministri Kurti tha para gazetarëve se nuk duhet të mërziten kur ai dënohet ndonjëherë. Këtë deklarim, ai e bëri pasi u pyet për gjobën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSRK.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se një projekt që e kishte nisur në Prishtinë e i kishte mbetur pezull pasi koalicioni...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE)...
    Lajme17 Maj 2025
    “Por këtë javë do të lëviz diçka’’. Kështu ka thënë deputeti Nezir Kraki sot lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend, para...
    Të tjera
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Vip17 Maj 2025
    Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një...
    Lajme17 Maj 2025
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit,...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.