×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se Dodik u largua nga Bosnja e Hercegovina

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr.

    Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi ​​një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.

    Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje-Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore, transmeton Periskopi.

    Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.

    Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandar Vuçiqin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi sot se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi ushtarake. Për këtë, Serbia reagoi ashpër, duke thënë se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të kryeministrit për mashtrimin e Kurtit nga dy komedianët rusë....
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    Lajme26 Mars 2025
    Pas katër vrasjeve që tronditën Kosovën brenda një jave, psikologu Rron Kastrati duke folur për “Front Online” ka shprehur shqetësimin e tij...
    Lajme26 Mars 2025
    Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha...
    Lajme26 Mars 2025
    Pas 17 vjetësh Pavarësi, Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë shteti i 118 që...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia “vjen si rezultat i angahzimit të...Behxhet Pacollit”, shkroi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.