×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raportohet për një valë të re të shpërthimit të pajisjeve në Liban

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Pajisje elektronike kanë shpërthyer në një valë të dytë shpërthimesh të mërkurën në pjesë të shumta të Libani dhe në Bejrut, thanë zyrtarët e Hezbollahut dhe mediat shtetërore.

    Së paku nëntë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e reja të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

    Sipas tyre, radiolidhje dhe pajisje solare kanë shpërthyer të mërkurën, një ditë pasi qindra pejxherë – pajisje të telekomunikimit me valë – shpërthyen.

    Disa shpërthime u dëgjuan në Bejrut në varrimin e tre anëtarëve të Hezbollahut dhe një fëmije të vrarë nga shpërthimi i pejxherëve një ditë më parë, sipas gazetarëve të Associated Press në vendin e ngjarjes.

    Një fotograf i Associated Press në jug të qytetit bregdetar, Sidon, tha se një veturë dhe një dyqan u dëmtuan pasi pajisje elektronike brenda tyre shpërthyen të mërkurën.

    Një zyrtar i Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – tha për Associated Press se radiolidhje të përdorura nga ky grup shpërthyen.

    Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit raportoi se sistemet e energjisë diellore shpërthyen nëpër shtëpi në disa pjesë të Bejrutit dhe në jug të Libanit, duke e plagosur një vajzë.

    Shpërthimet e reja ndodhën në një kohë kur Libani është i zemëruar dhe i hutuar pas sulmeve të së martës me pejxherë, të cilat duket se ishin një sulm izraelit ndaj anëtarëve të Hezbollahut që shkaktoi viktima edhe në mesin e civilëve.

    Së paku 12 njerëz u vranë, përfshirë dy fëmijë, dhe rreth 3.000 u plagosën, pasi qindra pejxherë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht kudo që ishin: nëpër shtëpi, vetura, dyqane e kafene.

    Këto sulme, të cilat s’i ka komentuar Izraeli, kanë shtuar frikën se konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të përshkallëzojë në një luftë të përgjithshme.

    Hezbollahu dhe qeveria libaneze kanë fajësuar Izraelin për atë që u duk të ketë qenë një sulm i sofistikuar nga largësia.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vlerësuar shpërthimet e pejxherëve të martën në Liban.

    Izraeli filloi zhvendosjen e më shumë trupave në kufirin e vet me Libanin të mërkurën, si masë parandaluese, sipas një zyrtari izraelit i cili foli në kushte anonimiteti.

    Hezbollah dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës të udhëhequr nga Hamas në jug të Izraelit, i cili e nxiti një luftë në Gazë.

    Prej atëherë, qindra persona janë vrarë nga sulmet në Liban dhe dhjetëra nga ato në Izrael. Dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga të dyja anët e kufirit. Hamas dhe Hezbollah janë aleatë dhe të dy mbështeten nga Irani.

    Liderët izraelitë kanë bërë disa paralajmërime gjatë javëve të fundit se mund t’i shtojnë operacionet kundër Hezbollahut në Liban, duke thënë se duhet t’u japin fund shkëmbimeve zjarrit, për t’ua mundësuar njerëzve të kthehen në shtëpitë e tyre pranë kufirit./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Një hetim për krimin e “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të brigadës kërkimore Bonneville me mbështetjen e seksionit...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Debatet në komisionin hetimor për shëndetësinë në Shqipëri kanë zgjatur për rreth 9 orë të martën, ku në mbledhjen e sotme ish-ministri...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.