Është raportuar për më shumë se 60 persona të plagosur nga një sulm me dron për të cilin Hezbollah ka marrë përgjegjësinë në Binyamina të Izraelit.
Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) thanë të dielën se kishin kapur një dron që ishte nisur nga Libani, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
IDF nuk specifikoi saktësisht se ku u kap droni, por thuhet se ai erdhi pasi Hezbollah tha se kishte gjuajtur një numër dronësh sulmues në kampin e stërvitjes Golani në Binyamina, në jug të Haifës.
Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, grupi tha se sulmi ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në lagjet Al-Nuëairi dhe Basta në Bejrut të enjten e kaluar që vranë 22 njerëz dhe u plagosën 117, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.