Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Lipjan, Graçanicë, Pejë, Gjakovë dhe Rahovec dhe në të gjitha rastet gratë kanë qenë pre e dhunës.
Njoftimi i plotë:
Lipjan / 11.08.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuar kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Graçanicë / 11.08.2024 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili e kishte ngacmuar dhe i kishte bërë presion. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan / 11.08.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Pejë / 11.08.2024 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë / 11.08.2024 – 19:05. Viktima shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Gjakovë / 11.08.2024 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rahovec / 11.08.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.