Dy raste të dhunimit janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.
Një nga këto raste u raportua të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, më 2 prill të këtij viti.
Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, i cili është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM-Fushë Kosovë 02.04.2023 – NN. Me 02.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.
Kurse rasti tjetër është raportuar në Gjakovë.
I arrestuari në këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM-Gjakovë 20.03.2023 – 13:00. Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.