×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raportimet e mediave botërore për dhunën e ushtruar dje ndaj ushtarëve të KFOR-it në Veri

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Më shumë se 30 ushtarë paqeruajtës të NATO-s që janë plagosur në tri komunat në veri të vendit në përleshjet me protestuesit serbë, ndërsa presidenti i Serbisë e vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

    Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz britanik “The Guardian”, sipas të cilit, situata e tensionuar u zhvillua pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe në veri të Kosovës pas zgjedhjeve që serbët i bojkotuan.

    Mediumi në fjalë kujton edhe faktin se ky veprim i Prishtinës u kritikua nga SHBA dhe aleatët e saj.

    Megjithatë, thekson mediumi britanik, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë dënoi dhunën e ushtruar nga protestuesit serbë, nga e cila si pasojë edhe u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.

    “Komandanti i KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, i kritikoi sulmet si ‘të papranueshme’ dhe nënvizoi se misioni i NATO-s ‘do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj në mënyrë të paanshme’”, shkruan ndër tjerash The Guardian.

    Por ky nuk është i vetmi medium botëror që ka raportuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

    “NATO dënon përleshjet në Kosovë, 25 trupa të KFOR-it të plagosur, 3 në gjendje kritike”, është titulli i Euronews.

    Ndërsa “Sky News” ka publikuar pamje nga veriu i Kosovës duke theksuar se “dhuna ishte incidenti i fundit pasi tensionet u rritën gjatë javës së kaluar, me Serbinë që vendosi ushtrinë e vendit në gatishmëri të lartë dhe dërgoi më shumë trupa në kufirin me Kosovën”.

    Ndërkohë, përveç CNN, edhe “Trt World” ka vënë në pah faktin se “dhjetëra trupa të NATO-s janë dislokuar në veri të Kosovës ndërsa serbët etnikë u mblodhën sërish përpara një bashkie në Zveçan pas përleshjeve të dhunshme me paqeruajtësit që lanë 30 ushtarë të plagosur”.

    “Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO, të veshur me pajisje të plota kundër trazirave kanë vendosur një pengesë metalike rreth ndërtesës komunale në Zveçan dhe po ndalojnë disa qindra serb etnikë të hyjnë, sipas një gazetari të AFP”, shkruan ky medium.

    Ndryshe, grupe kriminale serbe kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të vendit.

    Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.

    Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.

    Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës./FrontOnline/

     

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli para një gjykate në Nju Jork të hënën, për t’u përballur me akuzat për...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të hënën përdorimin e një vaksine të dytë të malaries për të frenuar sëmundjen kërcënuese për jetën,...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.