×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International (AI), të publikuar më 29 prill.

    “Secila prej këtyre çështjeve përballet me përkeqësim të mëtejshëm në një vit të trazuar si 2025, nëse nuk arrihet një kthesë globale”, tha AI.

    Raporti vjetor i Amnesty International – që tregon se sa po respektohen të drejtat e njeriut nëpër botë – përmendi mosmiratimin e Ligjit për fertilizimin e asistuar dhe shëndetin riprodhues (IVF) dhe Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës.

    “Qasja në IVF vazhdoi të jetë e qasshme vetëm në klinika private, pas një tjetër tentimi të dështuar në parlament për ta kaluar ligjin për shëndetin riprodhues që do ta mundësonte shërbimin e IVF-it në spitale publike”, thuhet në raportin vjetor të AI.

    Aty gjithashtu thuhet se debati në Parlament është ndjekur me “dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes ndaj grave beqare nga disa deputetë”.

    Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për deputetët të cilët e kishin kundërshtuar këtë ligj, duke u thirrur në besimin e tyre se kështu e mbrojnë “familjen si institucion” dhe se se IVF-ja duhet të jetë opsion vetëm për çiftet e martuara heteroseksuale.

    Të njëjtit deputetë – bashkë me disa të tjerë – kanë kundërshtuar edhe kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës – i cili megjithatë nuk është sjellë për miratim në Kuvend që nga viti 2022.

    Mospajtimet e deputetëve lidheshin me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

    Përpos dështimit të kalimit të Kodit Civil, Amnesty International, në raportin vjetor, theksoi se të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gej, biseksual, transgjinorë, ndërgjinorë, etj) “nuk kanë ende qasje në strehimore të specializuara”.

    REL-i në të kaluarën ka raportuar edhe për këtë problem, që ndër vite ka detyruar të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin këtij komuniteti të largohen nga Kosova për t’u shtrehuar në Tiranë të Shqipërisë.

    Në pjesën për Kosovën të këtij raporti përmendet edhe dështimi në tentimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, tentimet për të hetuar dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës, miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave – që megjithatë javën e kaluar u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, dhe marrëveshja me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë./RadioEvropaeLire 

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli u ka drejtuar një letër të hapur Institucioneve të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet çdo vit në të gjithë globin. Kjo ditë shënohet mbrojtur mirëqenien dhe të drejtat e të gjithë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë për shkak të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    Lajme31 Maj 2025
    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit. Në një postim në...
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.