×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i mantelbardhëve me pacientët është shqetësues, kërkohen ndryshime ligjore

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Pacientët që kërkojnë trajtim në institucione publike shëndetësore në Kosovë ankohen se qasja e stafit mjekësor në shumë raste nuk është në nivel, e në anën tjetër, mantelbardhët ankohen për sulme e sjellje jo të mira nga ana e pacientëve. Përfaqësues të mjekëve dhe pacientëve thonë se faji është diku tjetër.

    Nuk ka shumë prej kur ndodhi sulmi i fundit ndaj një mantelbardhi në QKUK, ndërsa shumë herë dëgjohen rrëfime të pacientëve që ankohen në sjellje jo të mira të stafit mjekësor. Apo edhe raste të mos marrjes së shërbimeve mjekësore.

    Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë mantelbardhët vlerësohen nga populli, por në fakt ata nuk kanë kushte për të dhënë shërbimin ashtu si do të donin.

    “Asnjëra palë këtu nuk ka faj. Fajet i ka politika”, deklaroi për RTV Dukagjinin Blerim Syla.

    Nga ana tjetër Besim Kodra nga Shoqata për të drejtat e pacientëve thotë se ankesat më të shpeshta që i pranojnë nga qytetarët kanë të bëjnë me komunikimin jo të mirë nga stafi, pastaj mos informimi për gjendjen e tyre dhe çështjet etike që adresohen në oda përkatëse.

    ‘’Ne shohim se problemi kryesor është që institucionet publike nuk licencohen, e kjo do të thotë se ato ende nuk i kanë plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thotë Besim Kodra, përcjell Telegrafi.

    Kryetri i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu tha për RTV Dukagjinin se infrastruktura ligjore ekziston për çdo kategori tjetër përveçse për mjekët.

    ‘’Ne e kemi ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientëve. Kemi ligje për të drejtat e të gjitha specieve njerëzore por nuk kemi ligj për të drejtat dhe përgjegjësitë e mjekut për çka jemi duke punuar. Besoj që kjo do të përmbyllë një cikël e cila mandej mbetet se a do të zbatohet”, thotë Plaurat Sejdiu.

    Përfaqësues të mantel bardhëve e pacientëve vlerësojnë se marrëdhëniet e mira mes pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë mund të relaksohen atëherë kur të krijohen kushtet për punë dhe kushtet për trajtim.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.